ACTI i bashkohet Maratonës së Sigurisë Kibernetike 2025 | Mundësi të reja për studentët

ACTI ACT NOW 2025 Ermal Beqiri

Albanian Council for Technology and Innovation (ACTI) është tashmë partner zyrtar i Maratonës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2025, një nismë e rëndësishme që bashkon arsimin, inovacionin dhe industrinë për të forcuar ekosistemin e sigurisë kibernetike në vend.

Përmes këtij partneriteti, ne jo vetëm që mbështesim zhvillimin e talenteve të reja, por krijojmë edhe ura konkrete midis studentëve dhe tregut të punës. Kompanitë anëtare të ACTI-t do të jenë të pranishme gjatë gjithë fazave të maratonës, duke ndjekur nga afër talentet më premtues dhe duke i afruar ata me mundësi reale për praktika profesionale dhe punësim në sektorin privat.

Ky bashkëpunim përfaqëson një model të ri ndërveprimi, ku tre shtylla kryesore si arsimi, inovacioni dhe industria bashkohen për të krijuar një mjedis të favorshëm për zhvillim të qëndrueshëm. Studentët dhe profesionistët e rinj do të kenë mundësinë të testojnë aftësitë e tyre në sfida reale të sigurisë kibernetike, duke fituar njohje dhe eksperiencë që i përgatit për sfidat e së ardhmes.

Ermal Beqiri është shprehur se “Kjo maratonë nuk është vetëm një konkurs, por një portë drejt së ardhmes. Ne duam që çdo student të ndiejë se ka një rrugë konkrete për të kaluar nga auditorët tek industria dhe nga teoria tek praktika. Ky është investimi ynë më i rëndësishëm, të ndërtojmë një brezi të ri profesionistësh që do të mbrojnë dhe zhvillojnë Shqipërinë digjitale.”

Maratona e këtij viti pritet të shndërrohet në një platformë të fuqishme për identifikimin e talenteve të rinj, por edhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi rolin kritik të sigurisë kibernetike në epokën digjitale. Pjesëmarrja jonë në këtë nismë është një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e Shqipërisë digjitale, duke treguar edhe një herë angazhimin tonë për të ndërtuar një ekosistem të fortë dhe konkurrues.

Universitetet dhe shkollat profesionale në të gjithë vendin janë të ftuara të regjistrojnë ekipet e tyre përfaqësuese deri më 25 korrik 2025, duke i dhënë studentëve një mundësi unike për të treguar potencialin e tyre përpara industrisë.

ACTI ACT NOW 2025 Ermal Beqiri