ACTI në fokus mediatik – një hap tjetër drejt forcimit të ekosistemit të teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri.

Kryetarja e Komitetit të Edukimit dhe Zhvillimit, znj. Xhenila Tamizi, së bashku me znj. Arjola Llabani, koordinatore projektesh dhe anëtare aktive e ACTI, ishin të ftuara në një intervistë televizive ku ndanë vizionin dhe angazhimin e shoqatës për zhvillimin e burimeve njerëzore, fuqizimin e partneritetit mes arsimit dhe industrisë, si dhe për rëndësinë e ndërtimit të politikave të qëndrueshme në fushën e teknologjisë.

Në qendër të intervistës ishte edhe ACT Now 2025, ngjarja më e madhe kombëtare për teknologjinë, inovacionin dhe sipërmarrjen, që do të mbahet më 29–31 maj në Tiranë – një thirrje për veprim, bashkëpunim dhe frymëzim.

ACTI vijon të jetë zëri i komunitetit teknologjik në Shqipëri, duke ndërtuar ura dhe duke hapur rrugë të reja për një të ardhme më digjitale.

Shikoni intervistën këtu: