ACTI në Panairin “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën” në Athinë!
Albanian Council for Technology and Innovation (ACTI) mori pjesë në këtë panair të rëndësishëm përmes 50 pjesëmarrësve anëtarë të këshillit, duke përfaqësuar 21 biznese shqiptare të IT-së, inovacionit, sigurisë kibernetike dhe telekomunikacionit, me qëllimin e ofrimit të mundësive konkrete për bashkëatdhetarët tanë profesionistë në Greqi.
Këto ishin disa nga subjektet e ekosistemit të teknologjisë në Shqipëri, që morrën pjesë në emër të ACTI-t duke ofruar mundësi punësimi dhe bashkëpunimi për profesionistët shqiptarë:
🔹 ACTI, R&D, NSolution, Horizon, Soft & Solution, ATD, Dev, Communication Progress, Hard Tech, Albascan, First, Fastech, Creatx, Helius, ALBICT, Atrax, Coders, Atom, 3i Solution, ABP, CCS, BNT.
Ky panair, organizuar nga qeveria shqiptare, synon të krijojë ura lidhëse mes talenteve shqiptare jashtë vendit dhe mundësive të reja profesionale në atdhe. Së bashku ndërtojmë të ardhme më të qëndrueshme përmes inovacionit dhe teknologjisë!