Background waves

Nvidia to license AI chip challenger Groq’s tech and hire its CEO

1_byjKY2ta4_34GHPvmN9Suw.jpg

Nvidia ka arritur nje marreveshje licencimi jo-ekskluzive me konkurrentin e cipeve AI, Groq. Si pjese e kesaj marreveshjeje, Nvidia do te punesoje themeluesin e Groq, Jonathan Ross, presidentin Sunny Madra, si dhe punonjes te tjere te kompanise.

Marrëveshja me Groq dhe ndikimi ne industrine e cipeve

CNBC raportoi se Nvidia po merr pjese nga kapitali i Groq per 20 miliard dollare. Gjithsesi, Nvidia deklaroi per TechCrunch se kjo nuk perben nje blerje te plote te kompanise dhe nuk komentoi mbi permasen e marreveshjes. Nese shifrat e CNBC jane te sakta, kjo mund te jete blerja me e madhe ndonjehere per Nvidia. Ne kete menyre, me teknologjine e Groq ne krah, Nvidia pritet te forcoje me tej poziten dominuese ne prodhimin e cipeve.

Rëndësia e inovacionit të Groq dhe rritja e shpejte

Ndërsa kompanite teknologjike perpiqen te zgjerojne aftesite e tyre ne AI, ato kane nevoje per fuqi kompjuterike, ku GPU-të e Nvidia jane kthyer standard industrise. Gjithsesi, Groq ka zhvilluar nje lloj tjeter cipi te quajtur LPU (language processing unit), i cili sipas tyre mund te ekzekutoje LLM-të deri ne 10 here me shpejt dhe me nje te dhjeten e energjise. CEO i Groq, Jonathan Ross, njihet per kete lloj inovacioni – kur punoi tek Google, ai ndihmoi ne krijimin e TPU (tensor processing unit), nje cip i personalizuar per AI.

Ne shtator, Groq arriti te grumbulloje 750 milion dollare financim ne nje vlere prej 6.9 miliard dollaresh. Rritja e tyre ka qene shume e shpejte dhe e rendesishme – kompania deklaroi se fuqizon aplikacionet e AI per mbi 2 milion zhvillues, nga 356,000 sa kishte vjetin e kaluar.

Përditësuar, 24/12/25 në 17:40 ET, me një sqarim nga Nvidia mbi natyrën e marrëveshjes.

Tags: Nvidia, Groq, inteligjencë artificiale, çipa AI, marrëveshje teknologjike, Jonathan Ross