Komiteti i Politikave Lokale dhe Globale
Komiteti i Politikave Lokale dhe Globale ka për qëllim të ndikojë në krijimin e politikave që mbështesin zhvillimin e industrisë teknologjike dhe të promovojë një ekosistem të favorshëm për rritjen ekonomike. Përmes angazhimit të përfaqësuesve nga kompanitë më të mëdha dhe bashkëpunimit me qeverinë, ky komitet punon për të adresuar çështje të rëndësishme si rregullimet ligjore, politikat fiskale dhe tatimore, dhe mbrojtjen e të dhënave.
Fushat kryesore të veprimtarisë:
- Konsultime me sektorin privat për krijimin e politikave: Organizimi i tryezave të rrumbullakëta që bashkojnë qeverinë dhe bizneset për të hartuar rregullore që favorizojnë inovacionin dhe zhvillimin e industrisë teknologjike.
- Vlerësimi i ndikimit të politikave aktuale: Studime dhe analiza për të kuptuar efektet e politikave fiskale, tatimore dhe të mbrojtjes së të dhënave mbi bizneset dhe individët.
- Advokimi për incentiva fiskale: Promovimi i uljes së taksave dhe ofrimi i mbështetjes për kompanitë që investojnë në teknologji të avancuara, uljen e taksave te punëmarrëseve ne sektorin e teknologjisë, duke ndihmuar në përmirësimin e konkurrencës së industrisë.
- Pjesëmarrje në rrjete ndërkombëtare: Angazhimi në iniciativa globale si OECD dhe Digital Europe për të përfituar nga përvojat dhe praktikat më të mira ndërkombëtare dhe për t’i sjellë ato në nivel lokal.
Bëhu pjesë e së ardhmes së politikave teknologjike!
Nëse dëshiron të ndikosh në formësimin e politikave që përcaktojnë të ardhmen e industrisë, të punosh me liderë të biznesit dhe qeverisë, dhe të jesh pjesë e vendimeve strategjike për zhvillimin ekonomik, ky komitet është për ty! Bashkohu me ne dhe luaj rolin tënd në transformimin e politikave dhe ekosistemit teknologjik!