Fuqia e Bashkëpunimit – Panairi i Karrierës në Universitetin Epoka

Disa zgjedhin të ecin vetëm, duke shpresuar të arrijnë më shpejt. Ne besojmë te ata që ecin së bashku – sepse ata nuk kërkojnë vetëm një destinacion, ata ndërtojnë rrugë të qëndrueshme drejt suksesit.

Sot, në Panairin e Karrierës – Universiteti Epoka, Komiteti i Edukimit dhe Zhvillimit, tregoi fuqinë e kësaj qasjeje. Mbi 40 kompani TIK u bashkuan nën një stendë të përbashkët për të krijuar një hapësirë për të rinjtë – jo vetëm për të kërkuar një punë, por për të zgjedhur kompaninë që vërtet iu përshtatet atyre: në kulturë dhe vizion.

Kjo është ajo që ndodh kur një sektor i tërë vepron si një komunitet dhe jo si ishuj të shpërndarë.

Në Soft & Solution, gjatë viteve, kemi takuar aplikantë të jashtëzakonshëm, të cilëve na u është dashur ti themi: “Nuk kemi vend për ju – tani për tani.” Sot, falë Albanian Council for Technology and Innovation, ne mund ta kthejmë atë “jo tani” në një “po – ndoshta diku tjetër, menjëherë.”

Kur bashkëpunimi funksionon, asnjë talent nuk humbet kurrë.