Vende të lira pune
Soft & Solution
Vende të lira pune
Soft & Solution
Programues
Tiranë, Shqipëri
Junior
150 000 lekë
Kualifikimet minimale
-
- Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme (ose përvojë ekuivalente).
- Njohuri bazë në gjuhën e programimit C#.
- Njohuri bazë në databazat relacionale (ORACLE, MySQL, SQL Server).
Lexo më shumë
Përshkrimi i punës
Programuesi Junior do të trajnohet dhe zhvillohet në përdorimin e gjuhëve të programimit C# dhe do të bëhet pjesë e një ekipi të zhvillimit. Ky rol përfshin angazhimin në projekte që zhvillohen sipas metodologjisë Scrum, duke ofruar mundësinë për të punuar në grup, si dhe për të ruajtur autonominë në menaxhimin e detyrave. Programuesi Junior do të kontribuojë në zhvillimin, testimin dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve, duke përdorur praktikat më të mira të industrisë dhe teknologjitë më të fundit.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme (ose përvojë ekuivalente).
- Njohuri bazë në gjuhën e programimit C#.
- Njohuri bazë në databazat relacionale (ORACLE, MySQL, SQL Server).
- Dëshirë për të mësuar dhe përvetësuar teknologji të reja.
- Aftësi të mira analitike dhe komunikimi.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe bashkëpunimi në ekip.
- Njohuri të gjuhës angleze.
- Aftësi për të menaxhuar disa detyra në mënyrë efektive (multitasking).
Përgjegjësitë kryesore
- Do të punojë si pjesë përbërëse e ekipit Scrum, duke qenë prezent në daily scrum, duke marrë feedback ditor për tasket e caktuara brenda sprintit.
- Do të zhvillojë, testojë, dhe mirëmbajë aplikacionet softuerike duke përdorur gjuhën C#.
- Do të bashkëpunojë me menaxherët e produkteve, testuesit dhe zhvilluesit e tjerë për të mbledhur dhe analizuar kërkesat.
- Duhet të shkruajë kod të pastër dhe të dokumentuar në mënyrë të qartë, duke siguruar cilësi të lartë dhe lehtësinë për mirëmbajtje në të ardhmen.
- Duhet të qëndrojë i përditësuar me tendencat dhe teknologjitë më të fundit në industrinë e zhvillimit software, veçanërisht në C#.
Webmaster
Tiranë, Shqipëri
Junior
Kualifikimet minimale
-
- Diplomë universitare në Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike ose në një fushë të ngjashme (ose në proces të përfundimit të studimeve).
- Njohuri në HTML, CSS, Javascript.
- Njohuri në WordPress, PHP dhe framework-e të tjera.
Lexo më shumë
Përshkrimi i punës
Webmaster-i është përgjegjës për dizejnimin, zhvillimin dhe menaxhimin e faqeve web të kompanisë. Ky rol përfshin menaxhimin e faqeve ekzistuese, zhvillimin e faqeve të reja, realizimin e përditësimeve të nevojshme dhe monitorimin e performancës së faqeve, duke punuar gjithashtu si pjesë e ekipit Scrum për të realizuar detyrat e caktuara brenda sprints.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike ose në një fushë të ngjashme (ose në proces të përfundimit të studimeve).
- Njohuri në HTML, CSS, Javascript.
- Njohuri në WordPress, PHP dhe framework-e te tjera.
- Dëshirë për të punuar dhe për të mësuar vazhdimisht, besueshmëri dhe etikë profesionale.
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe komunikimi.
- Aftësi të mira organizative dhe punë në grup.
- Njohuri të gjuhës angleze
Përgjegjësitë kryesore
- Dizenjimi dhe zhvillimi i faqeve web të reja për kompaninë.
- Menaxhimi dhe mirëmbajtja e faqeve ekzistuese, duke siguruar përditësime të rregullta dhe optimizim të performancës.
- Raportimi periodik mbi statusin dhe performancën e faqeve që ka në menaxhim kompania.
- Identifikimi dhe menaxhimi i efikasitetit të problemeve teknike që mund të ndodhin në faqet web.
- Pjesëmarrja aktive në ekipin Scrum, duke marrë feedback ditor dhe duke kontribuar në përmbushjen e detyrave brenda sprints.
- Realizimi i backupeve të faqeve web dhe sigurimi i sigurisë së të dhënave.
- Multitasking dhe menaxhimi efikas i prioriteteve për të siguruar qëllimet e projektit të përmbushen në kohë.
PR Marketing
Tiranë, Shqipëri
Mid
Kualifikimet minimale
-
- Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Biznes ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në një rol të ngjashëm (1–3 vite).
- Njohuri të mira mbi platformat e marketingut digjital dhe rrjetet sociale.
Lexo më shumë
Përshkrimi i punës
PR Marketing do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut për të rritur ndërgjegjësimin për markën, për të mbështetur shitjet dhe për të promovuar shërbimet apo produktet e kompanisë. Ky rol kërkon një individ krijues dhe analitik që funksionon mirë në një ambient dinamik.
Kualifikime dhe Aftësi
- Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Biznes ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në një rol të ngjashëm (1–3 vite).
- Njohuri të forta mbi platformat e marketingut digjital dhe rrjetet sociale.
- Aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe komunikuar në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
- Krijimtari, iniciativë dhe fokus në rezultate.
Përgjegjësitë kryesore
- Krijimi dhe menaxhimi i përmbajtjes për kanalet digjitale (faqe web, rrjete sociale, buletine etj.).
- Planifikimi dhe realizimi i fushatave të marketingut (si online ashtu edhe offline).
- Analiza e performancës së fushatave duke përdorur mjete si Google Analytics, Meta Business Suite, etj.
- Zhvillimi i materialeve promovuese dhe bashkëpunimi me dizajnerë për përmbajtje vizuale.
- Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e shitjeve për të harmonizuar përpjekjet e marketingut me objektivat e biznesit.
- Monitorimi i trendeve të tregut, konkurrentëve dhe sjelljes së klientëve për të sugjeruar përmirësime ose ide të reja.
- Organizimi i eventeve promovuese, trajnimeve ose aktiviteteve të lidhura me markën.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me partnerët e marketingut dhe furnitorët e jashtëm.
Asistent Jurist
Tiranë, Shqipëri
Junior
Kualifikimet minimale
-
- Diplomë universitare në Drejtësi.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office;
Lexo më shumë
Përshkrimi i punës
Asistent Jurist-i është përgjegjës për ndjekjen e procedurave ligjore dhe hartimin e kontratave dhe marrëveshjeve të ndryshme për kompaninë. Ky rol përfshin arkivimin dhe protokollimin e dokumenteve ligjore, si dhe përgatitjen e akteve të nevojshme për përmbushjen e kërkesave të kompanisë.
Kualifikime dhe Aftësi
- Diplomë universitare në Drejtësi.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese;
- Të jenë të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar;
- Ndershmëri dhe integritet;
- Aftësi të mira organizative dhe pune në grup.
Përgjegjësitë kryesore
- Ndjek proçedurat e prokurimit për kompaninë.
- Harton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët dhe punonjësit e saj.
- Harton çdo akt tjetër të nevojshëm që i kërkohet nga kompania.
- Arkivon dhe protokollon të gjithë dokumentacionin ligjor.
Asistente Administrative
Tiranë, Shqipëri
Junior
Kualifikimet minimale
-
- Diplomë Bachelor në një fushë relevante.
- Aftësi të mira dhe eksperiencë në përgatitjen e dokumenteve profesionale.
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze.
Lexo më shumë
Përshkrimi i punës
Asistentja Administrative është përgjegjëse për menaxhimin e telefonatave dhe komunikimeve të tjera të kompanisë, menaxhimin e regjistrit të protokollit, koordinimin e eventeve dhe menaxhimin e inventarit të kompanisë, duke siguruar një mjedis pune efikas dhe të organizuar.
Kualifikime dhe Aftësi
- Diplomë Bachelor në një fushë relevante.
- Aftësi të mira dhe eksperiencë në përgatitjen e dokumenteve profesionale.
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
- Besueshmëri, etikë profesionale dhe diskrecion.
- Aftësi të mira organizative dhe bashkëpunim efektiv në grup.
Përgjegjësitë kryesore
- Menaxhon telefonatat e kompanisë dhe lloje të tjera të komunikimit.
- Menaxhon Regjistrin e Protokollit.
- Mirëpret klientët dhe vizitorët e kompanisë.
- Ndihmon në organizimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të kompanisë.
- Organizon dhe koordinon udhëtime dhe evente të kompanisë, sipas nevojës.
- Menaxhon inventarin e kompanisë.