Workshop mbi Sigurinë Kibernetike, Edukimin dhe Ndërgjegjësimin Digjital

Një tjetër event nga Komiteti i Edukimit dhe Zhvillimit në ACTI!

Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI) vazhdon të udhëheqë transformimin digjital të vendit tonë. Në bashkëpunim me Institutin Kanadez të Teknologjisë, në House of Europe, ne organizuam një workshop të fokusuar në sigurinë kibernetike, edukimin dhe ndërgjegjësimin digjital.

Gjatë eventit, mbajtëm një diskutim të hapur ku studentë, profesorë, dhe përfaqësues nga sektori privat, institucionet publike dhe shoqëria civile kontribuan në debate të rëndësishme mbi tema kyçe si perspektiva ENISA 2030, kërcënimet digjitale në rritje, cyberbullying, inteligjenca artificiale dhe ndikimi i saj.

Faleminderit të gjithëve që morën pjesë dhe kontribuan në këtë event. ACTI mbetet i angazhuar për të promovuar edukimin dhe ndërgjegjësimin e vazhdueshëm, duke punuar ngushtë me të gjitha palët e interesuara për të ndërtuar një të ardhme digjitale të sigurt për Shqipërinë.