COMMUNICATION PROGRESS
Lider në Zgjidhjet ICT për Sektorët Publik dhe Privat
Communication Progress ACTI
Communication Progress është një kompani lider në fushën e zgjidhjeve ICT në Shqipëri, me mbi 25 vite përvojë në transformimin digjital të sektorëve publik dhe privat. E fokusuar në inovacion dhe nevojat e klientëve, ajo luan një rol strategjik në ndërtimin e një ekosistemi teknologjik të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.
Me mbi 100 ekspertë dhe një bazë financiare të konsoliduar, Communication Progress ka implementuar projekte strategjike në fusha si: Cyber Security, Infrastruktura ICT, Zgjidhje ERP, Platforma të Integruara, Menaxhim të të Dhënave.
Communication Progress anetar i ACTI
Këto projekte kanë kontribuar ndjeshëm në dixhitalizimin e administratës publike dhe sektorit privat.
Kompania është anëtare e rrjeteve dhe organizatave të rëndësishme si Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe është e angazhuar në edukimin e brezave të rinj përmes bashkëpunimeve me akademinë dhe projekteve me impakt social.
E bazuar mbi parime si inovacioni, etika dhe transparenca, Communication Progress mbetet një forcë shtytëse për krijimin e një ekonomie dixhitale të qëndrueshme në Shqipëri dhe më gjerë.