
FAQs
ACTI (Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin) është një organizatë jo-fitimprurëse që mbështet dhe promovon teknologjinë dhe inovacionin në Shqipëri, duke funksionuar si një urë lidhëse mes profesionistëve, kompanive dhe institucioneve.
ACTI është i hapur për individë, kompani, institucione dhe organizata që operojnë ose kanë interes në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe transformimit digjital.
Vizitoni faqen tonë "Anëtarësohu" dhe plotësoni formularin e aplikimit duke klikuar butonin “Bëhu pjesë e ACTI”. Ekipi ynë do të shqyrtojë aplikimin tuaj dhe do t’ju kontaktojë brenda 3-5 ditëve të punës për të diskutuar detajet e anëtarësimit.
ACTI ofron katër nivele anëtarësimi: Individual, Silver, Gold, Platinum, secila me përfitime të ndryshme që përshtaten me nevojat tuaja. Për informacion të detajuar mbi tarifat, mund të na kontaktoni.
Po, tarifa varet nga niveli i anëtarësimit. Detajet e tarifave dhe mënyrës së pagesës ju komunikohen pas plotësimit të formularit.
Po, mund të kaloni në një nivel më të lartë anëtarësimi në çdo kohë duke kontaktuar me ekipin tonë.
Po, çdo anëtar ka akses në evente dhe aktivitete të rëndësishme, me zbritje të veçantë ose bileta falas në varësi të kategorisë së anëtarësimit.
ACTI ofron shërbime inkubimi dhe akselerimi, mbështetje financiare, njohuri tregu, dhe mundësi bashkëpunimi me liderat e tregut kombëtar dhe ndërkombëtar.
Po, çdo person ose organizatë mund të paraqesë një ide për bashkëpunim, por anëtarët kanë prioritet dhe mbështetje të zgjeruar për zhvillimin e projekteve.
- a. Reputacion dhe PR pozitiv : Duke investuar në zhvillimin e ekosistemit inovativ, këto kompani përmirësojnë imazhin e tyre publik dhe përgjegjësinë sociale.
- b. Akses në talente të reja dhe të specializuara : Mundësi rekrutimi nga një bazë të rinjsh të trajnuar dhe të certifikuar nga programet e ACTI-t.
- c. Projekte inovative të përbashkëta : Bashkëpunime strategjike në projekte teknologjike inovative, duke mundësuar krijimin e produkteve ose shërbimeve të reja.
- d. Avantazhe konkurruese : Duke marrë informacion ekskluziv mbi trendet e ardhshme teknologjike, kompanitë mund të përshtatin më herët strategjitë e tyre.
- e. Fleksibilitet operativ : Mundësia e delegimit të projekteve specifike drejt ACTI, duke reduktuar kostot operative dhe përshpejtuar hyrjen në treg.
- f. Ndikim në politikëbërje : Mundësi për të qenë pjesë e konsultimeve strategjike dhe të ndikojnë drejtpërdrejt në politikat për teknologjinë dhe inovacionin.
- g. Bashkëpunime ndërkombëtare : Përmes rrjeteve të ACTI-t, kompanitë mund të krijojnë partneritete me kompani të huaja dhe të hyjnë në tregje të reja ndërkombëtare.