
Misioni
Nxisim inovacionin dhe fuqizojmë komunitetin teknologjik shqiptar për të ndërtuar një të ardhme digjitale me ndikim real në shoqëri.
Vizioni
Të jemi qendra kombëtare që bashkon mendjet më të avancuara të teknologjisë, dhe një pikë referimi rajonale për inovacion, standarde dhe zhvillim të qëndrueshëm digjital.
Vlerat
- INOVACION
- PËRFAQËSIM AKTIV
- PËRFSHIRJE
- LIDERSHIP
- BASHKËPUNIM
- INTEGRITET
- QËNDRUESHMËRI
- STANDARD
Ndikimi Publik
ACTI është kthyer në një qendër kombëtare ndikimi për teknologjinë dhe inovacionin në Shqipëri. Një urë lidhëse mes institucioneve, kompanive, profesionistëve, akademisë dhe diasporës, që mundëson ndërtimin e zgjidhjeve konkrete me ndikim real në shoqëri dhe ekonomi. Me ngjarje si ACT NOW dhe partneritete strategjike me institucionet shtetërore, ACTI luan një rol kyç në hartimin e strategjive për transformimin digjital, inteligjencën artificiale dhe sigurinë kibernetike, ndërsa përmes komiteteve, trajnimeve dhe mentorimeve, fuqizon një brez të ri inovatorësh.
Kultura e Punës dhe Organizimi
Takime të strukturuara për koordinim
Bordi Ekzekutiv dhe Komitetet e ACTI‑t zhvillojnë takime periodike duke siguruar komunikim të vazhdueshëm dhe progres të matshëm.
Monitorim dhe vlerësim i vazhdueshëm
Një sistem raportimi i dedikuar i cili mat efikasitetin dhe suksesin e projekteve, duke siguruar transparencë dhe përmirësim të vazhdueshëm.
Platforma dixhitale për bashkëpunim
Përdorim i mjeteve online për menaxhimin e projekteve, që rrisin efikasitetin, shpejtojnë proceset dhe forcojnë lidhjet mes ekipeve.
Programe incentivash për vullnetarët dhe punonjësit
Programe motivuese si trajnime, certifikime dhe vlerësime, për të nxitur angazhimin dhe për të shpërblyer kontributin afatgjatë.
Çfarë bën ACTI
Ndikim në politikat publike
ACTI është një zë i besuar në hartimin e strategjive kombëtare për transformimin digjital, inteligjencën artificiale dhe sigurinë kibernetike. Përmes advokimit dhe bashkëpunimit me institucionet, ndikon në avancimin e ekosistemit teknologjik në Shqipëri.
Ngjarje që bashkojnë komunitetin
Organizojmë konferenca kombëtare, panele tematike dhe forume të hapura, ku bashkohen profesionistë, studentë dhe institucione për të shkëmbyer ide dhe ndërtuar partneritete.
Studime & rekomandime strategjike
Hartojmë dokumente që orientojnë zhvillimin e teknologjisë: whitepapers dhe analiza teknike, deri te qëndrime për çështje të rëndësishme kombëtare.
Fuqizimi i Talenteve & Diasporës
Zhvillojmë programe me mentorë nga diaspora, nxisim urat e qëndrueshme mes komuniteteve brenda dhe jashtë vendit, për një zhvillim gjithëpërfshirës afatgjatë.
Historiku i ACTI
ACTI nisi si vizion dhe u kthye në domosdoshmëri.
Në vitin 2019, disa nga kompanitë më vizionare të teknologjisë në Shqipëri u bashkuan rreth një ideje që sfidonte mënyrën tradicionale të konkurrencës: të ndanin dije dhe së bashku të forconin ADN‑në teknologjike në Shqipëri. Në një klimë ende të mbyllur, ku bashkëpunimi shihej si rrezik dhe ndarja e ideve si dobësi, kjo nismë nuk gjeti terrenin e duhur dhe u shua përkohësisht.
Por, disa ide që lindin nga nevoja e vërtetë mbijetojnë për t’u kthyer në kohën e duhur.
Sot, ACTI është një rikthim i guximshëm, i lindur nga sfidat reale të transformimit digital. Nuk jemi më thjesht disa kompani me një ide të përbashkët, por një lëvizje kombëtare që bashkon profesionistë, institucione, akademinë dhe diasporën për të ndërtuar një ekosistem të hapur, të besueshëm dhe të qëndrueshëm për të ardhmen digjitale të Shqipërisë.