
Misioni
Të ndërtojë ura të qëndrueshme midis profesionistëve shqiptarë jashtë vendit dhe ekosistemit teknologjik në Shqipëri, me synimin për të shkëmbyer ekspertizë, zhvilluar projekte me impakt dhe promovuar rikthimin e talenteve.Ky mision realizohet përmes:
- • Identifikimit dhe aktivizimit të profesionistëve të diasporës,
- • Krijimit të hapësirave për dialog dhe bashkëpunim ndërkombëtar,
- • Mbështetjes së projekteve të inovacionit që vijnë nga jashtë,
- • Promovimit të politikave të “brain gain” për të kthyer dijen dhe përvojën në shërbim të zhvillimit të
- vendit.
Fushat kryesore të veprimtarisë:
- • Komiteti i Diasporës, pjesë e ACTI, krijon ura bashkëpunimi mes diasporës shqiptare dhe industrisë teknologjike në Shqipëri, duke sjellë praktikat dhe trendet ndërkombëtare dhe duke lehtësuar angazhimin e mendjeve të ndritura shqiptare nga e gjithë bota.
- • Komiteti synon të ndërtojë një platformë për identifikimin e profesionistëve shqiptarë jashtë vendit, promovimin e ekspertizës së tyre dhe organizimin e samiteve ndërkombëtare për bashkëpunim me industrinë teknologjike shqiptare.
- • Mbështet projekte të diasporës që sjellin teknologji të avancuara dhe promovon politika për kthimin dhe integrimin e talenteve shqiptare, duke zhvilluar programe “brain gain” për transformimin teknologjik të vendit.