
Misioni
Të ndikojë në hartimin e politikave që nxisin zhvillimin e industrisë teknologjike dhe krijojnë një mjedis të favorshëm për rritje ekonomike, përmes bashkëpunimit me përfaqësues të kompanive kryesore dhe institucioneve qeveritare, duke adresuar sfida kyçe si rregullimet ligjore, politikat fiskale e tatimore dhe mbrojtjen e të dhënave.Ky mision realizohet përmes:
- • Konsultimit të vazhdueshëm me aktorët e tregut për politika të dobishme,
- • Analizës së thelluar të ndikimit të legjislacionit ekzistues,
- • Nxitjes së lehtësirave fiskale për sektorin digjital,
- • Përdorimit të eksperiencës ndërkombëtare për të modernizuar politikat lokale.
Fushat kryesore të veprimtarisë:
- • Komiteti i Politikave Lokale dhe Globale, pjesë e ACTI, ka për mision të ndikojë në krijimin e politikave që mbështesin zhvillimin e industrisë teknologjike dhe inovacionin, duke bashkëpunuar me kompanitë dhe institucionet shtetërore mbi çështjet ligjore, fiskale dhe të mbrojtjes së të dhënave.
- • Komiteti ka kontribuar në tryeza strategjike si “Albania 2030” dhe temat që lidhen me integrimin në Bashkimin Evropian, si dhe ka mbështetur Durana Tech Park, duke ofruar lehtësira fiskale dhe infrastrukturore për bizneset.
- • Kryen analiza dhe ofron rekomandime për përmirësimin e politikave fiskale dhe të privatësisë së të dhënave, duke u fokusuar në advokimin për incentiva fiskale dhe uljen e kostove për industrinë e teknologjisë.
- • Komiteti synon të angazhohet në rrjete ndërkombëtare si OECD dhe Digital Europe, për të sjellë praktika më të mira dhe modele të suksesshme të bashkëpunimit mes sektorit shtetëror dhe privat, duke afruar Shqipërinë me standardet globale të një ekonomie digjitale.