Background waves

Misioni

Të nxisë inovacionin dhe zhvillimin teknologjik në Shqipëri duke mbështetur startup-et, promovuar teknologjitë e reja dhe ndërtuar partneritete ndërkombëtare që fuqizojnë ekosistemin digjital.

Ky mision realizohet përmes:

  • • Mbështetjes së ideve të reja përmes financimit dhe mentorimit,
  • • Vlerësimin e teknologjive të avancuara,
  • • Krijimin e hapësirave për eksperimentim dhe testim të zgjidhjeve teknologjike,
  • • Sjelljen e përvojave dhe praktikave globale në nivel lokal.

Fushat kryesore të veprimtarisë:

  • • Komiteti për Startup-e, Teknologji dhe Inovacion, pjesë e Këshillit Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI), promovon risitë teknologjike në Shqipëri, duke u frymëzuar nga praktikat e organizatave lider si Microsoft dhe Oracle. Fushat kryesore janë AI, siguria kibernetike, blockchain dhe cloud.
  • • Komiteti mbështet startup-et përmes financimit, mentorimit dhe inkubacionit, duke zhvilluar hulumtime mbi ndikimin e teknologjive në ekonomi dhe sektorë strategjikë. Laboratorët ofrojnë hapësira për zhvillimin e projekteve pilot.
  • • Përmes partneritetit me AKSHI, komiteti mbështet transformimin digjital dhe inovacionin. Në nismën “ACT Now” u organizua Youth Prize dhe Grand Prize, për të shpërblyer startup-et fituese me mbështetje financiare për idetë inovative.
  • • Ky komitet është një pikë referimi për rritjen e kapaciteteve teknologjike dhe mbështetje për sipërmarrësit e rinj në Shqipëri.

Anëtarët

Ilda Goga

Kryetare e Komitetit për Startup-e, Teknologji dhe Inovacion

Ilda është një programuese me rreth tetë vite përvojë në zhvillimin e aplikacioneve web duke përdorur kryesisht teknologjitë e platformës .NET dhe gjuhën e programimit C#. Gjatë karrierës së saj ka kontribuar në projekte të ndryshme duke përfshirë gjithë fazat e ndërtimit te aplikacioneve si edhe zbatimin e arkitekturave moderne si arkitektura Microservices apo Clean Achitecture. Ka punuar në ekipe që ndjekin metodologjitë Agile, duke treguar aftësi në komunikim, bashkëpunim dhe zgjidhje problemesh.

Kompania: dev.al

Gerti Cenko

Anëtar i Komitetit për Startup-e, Teknologji dhe Inovacion

Me mbi 12 vite përvojë në drejtimin e projekteve teknologjike, arkitekturën e sistemeve dhe menaxhimin e sigurisë kibernetike, Gerti Cenko sjell në Komitetin për Teknologji dhe Inovacion një kombinim të fuqishëm të vizionit strategjik dhe ekspertizës teknike. Si Drejtor Teknik dhe ligjërues në fushën e mikroelektronikës dhe robotikës, ai është një urë lidhëse midis industrisë dhe akademisë. Motivimi i tij për t’u angazhuar në këtë komitet lidhet me dëshirën për të kontribuar në transformimin dixhital të sektorit publik dhe privat në Shqipëri.

Kompania: Fastech

Besar Lohja

Anëtar i Komitetit për Startup-e, Teknologji dhe Inovacion

Besar Lohja është një Inxhinier Sigurie dhe Lider Ekipi me mbi 10 vite përvojë në sigurinë kibernetike, infrastrukturë, IT dhe inovacion. Në First shpk, ai ka udhëhequr projekte kyçe në sigurinë kibernetike, duke zbatuar zgjidhje të avancuara sigurie për të mbrojtur aplikacionet dhe sistemet komplekse. Ka përfunduar studimet master në Teknologji të Informacionit dhe Inovacion nga Universiteti Luarasi, si dhe bachelor në Informatikë Biznesi nga Universiteti Europian i Tiranës, duke fituar kështu ekspertizë të thellë në sisteme ICT, transformimin digjital dhe teknologji.

Kompania: First

Esat Elezi

Anëtar i Komitetit për Startup-e, Teknologji dhe Inovacion

Esat Elezi është një zhvillues i pasionuar pas teknologjisë dhe i frymëzuar nga fuqia e kodimit për të krijuar zgjidhje inovative dhe për të ndërtuar sisteme që ndikojnë pozitivisht në jetën e njerëzve. Programimin e shikon si një mundësi për të shprehur kreativitetin duke ndërtuar aplikacione që përmirësojnë përvojën e përdoruesve dhe automatizojnë proceset komplekse. Aktualisht është i punësuar si Senior Software Developer pranë Communication Progress.

Kompania: Communication Progress

Florant Zylyftari

Anëtar i Komitetit për Startup-e, Teknologji dhe Inovacion

Floranti është një profesionist i teknologjisë me mbi 10 vite përvojë në dizajnimin dhe zbatimin e teknologjive të reja me fokus në optimizimin e operacioneve të IT dhe integrimin e tyre për të avancuar bizneset në transformimin dixhital. Me një histori të fortë në nxitjen e inovacionit të teknologjisë, si anëtar i Komitetit të Teknologjisë dhe Inovacionit në ACTI, Floranti synon të kontribuojë në kapërcimin e hendekut midis infrastrukturave tradicionale të IT-së dhe zgjidhjeve moderne dhe të shkallëzueshme që fuqizojnë bizneset të lulëzojnë në epokën dixhitale.

Kompania: Hardtech

Blerina Dako

Anëtar i Komitetit për Startup-e, Teknologji dhe Inovacion

Blerina Dako është Tech Lead / Senior Developer prane kompanise Helius Systems (member of ASEE Group) me përvojë mbi 15 vite në menaxhimin e sistemeve IT, sigurinë e informacionit dhe transformimin digjital. Ajo është e certifikuar si Microsoft Certified Solutions Developer (MCSD) dhe ka ndërtuar një profil të fortë profesional falë përfshirjes së saj në projekte të rëndësishme që lidhen me core banking systems, payment systems, fintech solutions dhe document management systems.

Kompania: Helius Systems