Background waves

Misioni

Të ndërtojë një ekosistem të fortë arsimor dhe profesional në fushën e teknologjisë, duke fuqizuar të rinjtë dhe specialistët përmes edukimit të orientuar drejt tregut dhe bashkëpunimeve reale me industrinë.

Ky mision realizohet përmes:

  • • Përfshirjes së hershme të të rinjve në STEM dhe teknologji,
  • • Mundësive të mentorimit dhe praktikave reale për zhvillim të karrierës,
  • • Trajnimeve të përshtatura për nevojat specifike të bizneseve digjitale.

Fushat kryesore të veprimtarisë:

  • • Komiteti i Edukimit dhe Zhvillimit, pjesë e ACTI, mbështet zhvillimin profesional në teknologji përmes mundësive të trajnimit, mentorimit dhe lidhjes me tregun e punës, duke ndihmuar të rinjtë dhe profesionistët të përgatiten për kërkesat e industrisë.
  • • Komiteti bashkëpunon me universitete, shkolla profesionale dhe aktorë të industrisë për të ofruar programe edukative dhe certifikime profesionale të standardeve ndërkombëtare, duke u frymëzuar nga praktikat më të mira të organizatave si TechUK dhe CompTIA.
  • • Aktivitetet përfshijnë bootcamp-e intensive, panaire pune dhe prezantime në shkolla, për të promovuar mundësitë e sektorit të teknologjisë dhe për të nxisur interesin për karrierat STEM.
  • • Komiteti ofron gjithashtu trajnime për biznese duke ndihmuar stafin të adoptojë teknologji të reja dhe përmirësimin e aftësive digjitale. Këto nisma forcojnë kapacitetet teknologjike të vendit dhe krijuar ura bashkëpunimi midis arsimit, biznesit dhe institucioneve.

Anëtarët

Xhenila Tamizi

Kryetare e Komitetit të Edukimit dhe Zhvillimit

Xhenila Tamizi prej katër vitesh drejton departamentin e Burimeve Njerëzore dhe atë Juridik në Soft & Solution. Ajo ka luajtur një rol kyç në transformimin e kompanisë nga një ekip prej 25 vetash në një grup me 6 kompani dhe mbi 115 profesionistë në Shqipëri dhe Turqi. Përmes angazhimit në Komitetin e Edukimit dhe Zhvillimit, ajo synon të sjellë këtë përvojë dhe vizion për të forcuar lidhjen mes industrisë dhe akademisë, duke ndërtuar një ekosistem zhvillimi gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm për të rinjtë në teknologji.

Kompania: Soft & Solution

Yllka Curri

Anëtare e Komitetit të Edukimit dhe Zhvillimit

Me mbi 15 vite eksperiencë në fushën e teknologjisë së informacionit, Yllka ka ekspertizë në krijimin e zgjidhjeve inovative dhe drejtimin e ekipeve të zhvillimit për të ofruar produkte softuerike me cilësi të lartë. Gjatë karrierës së saj ka punuar me një gamë të gjerë teknologjish, duke përfshirë C#, .NET, Java, Oracle, dhe SQL. Si anëtare e Komitetit, Yllka është e gatshme të ndihmojë specialistët e rinj në zhvillimin e aftësive dhe krijimin e mundësive për rritjen e tyre profesionale. Me përkushtimin ndaj edukimit dhe mentorimit, ajo synon të sjellë një impakt pozitiv në rritjen dhe zhvillimin e sektorit të IT-së.

Kompania: dev.al

Kejdi Koçi

Anëtar i Komitetit të Edukimit dhe Zhvillimit

Kejdi Koçi është një profesionist me përvojë në administrimin dhe zhvillimin e bazës së të dhënave. Ka kryer arsimin e lartë për Informatikë dhe specializohet në projektimin, mirëmbajtjen dhe optimizimin e sistemeve të bazës së të dhënave. Si anëtar i Komitetit, ai kërkon të mbështesë arsimin, programet e certifikimit profesional, krijimin e lidhjeve midis institucioneve të larta arsimore, bizneseve dhe institucioneve publike, si dhe iniciativat që fuqizojnë gjeneratën e ardhshme të profesionistëve të teknologjisë.

Kompania: Hardtech

Alban Stambolliu

Anëtar i Komitetit të Edukimit dhe Zhvillimit

Alban është një programues profesionist me disa vite përvojë në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve software. Ai zotëron aftësi analitike dhe krijuese, si dhe një përkushtim të thellë ndaj teknologjisë dhe inovacionit. Paralelisht me punën e tij në sektorin e IT-së, ai ushtron profesion si pedagog i jashtëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Si anëtar i Komitetit, Alban Stambolliu synon të nxisë bashkëpunimin mes arsimit dhe industrisë. Ai punon për të promovuar projekte që fuqizojnë zhvillimin profesional të të rinjve, duke kontribuar në një ekosistem arsimor më të fortë dhe konkurrues në Shqipëri.

Kompania: Kreatx

Marin Çollaku

Anëtar i Komitetit të Edukimit dhe Zhvillimit

Marin Çollaku është një Tech Lead me mbi 8 vite përvojë në zhvillimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve informatike, me fokus të veçantë në sektorin financiar. Përveç karrierës në industrinë e teknologjisë, Marin ka një angazhim të gjatë në arsim. Prej rreth 5 vitesh, ai shërben si pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, në Degën Informatikë Ekonomike. Gjithashtu është pjesë e qendrave për zhvillim profesional si SDA etj. Prej vitit 2024, ai është pedagog i brendshëm në Kolegjin Universitar Logos, ku kontribuon në formimin e brezave të rinj të profesionistëve të IT-së.

Kompania: Helius Systems

Lajme & Evente