ACTI në Panairin e Karrierës në Universitetin Epoka

Në Panairin e Karrierës organizuar nga Universiteti Epoka, Komiteti i Edukimit dhe Zhvillimit i ACTI prezantoi një model unik bashkëpunimi në shërbim të studentëve dhe profesionistëve të rinj.
Më shumë se 40 kompani të fushës së ICT-së u bashkuan nën një stendë të përbashkët, duke krijuar një hapësirë të hapur ku të rinjtë nuk kërkonin thjesht një punë, por kishin mundësinë të zgjidhnin kompaninë që i përshtatej më shumë, në kulturë, në vizion dhe në frymë bashkëpunimi.
Ky ishte një shembull konkret i asaj që ndodh kur një sektor i tërë vepron si një komunitet i bashkuar, dhe jo si ishuj të veçuar.
Përmes kësaj nisme, ACTI krijoi mundësi reale që asnjë talent të mos mbetet i humbur. Kandidatët e shkëlqyer, të cilëve më parë kompanitë mund t’u thoshin “jo për momentin”, sot mund të gjejnë hapësira të tjera menjëherë, falë këtij rrjeti bashkëpunimi.
Kryetari i Këshilit të ACTI, Ermal Beqiri, shpesh thekson se “Forca e vërtetë e ekosistemit tonë qëndron në bashkëpunim. Vetëm duke ndarë mundësitë dhe duke vepruar së bashku, ne sigurojmë që talenti i të rinjve të mos humbë, por të kthehet në vlerë për të gjithë.”
Ky aktivitet është dëshmi se kur bashkëpunimi funksionon, çdo hap i të rinjve drejt tregut të punës bëhet më i sigurt dhe më i mbështetur.