ACTI në tryezën e diskutimit për lidhjen mes arsimit dhe biznesit në shkollën “Hermann Gmeiner”

Në ambientet e shkollës “Hermann Gmeiner” u zhvillua një tryezë diskutimi e fokusuar në forcimin e bashkëpunimit midis sistemit arsimor dhe sektorit të biznesit. Ngjarja mblodhi përfaqësues të institucioneve arsimore, aktorë të tregut të punës dhe organizata që veprojnë në fushën e zhvillimit dhe inovacionit. Në qendër të diskutimeve ishte nevoja për ndërtimin e një ure të qëndrueshme mes dijes teorike dhe praktikës së industrisë, si mënyrë për të krijuar më shumë mundësi reale për të rinjtë në tregun e punës.
“Këto janë momentet që tregojnë se sa shumë mund të arrijmë kur arsimi dhe industria bashkëpunojnë për një qëllim të përbashkët. Të rinjtë nuk kanë nevojë vetëm për dije, ata kanë nevojë për mundësi që i afrojnë me realitetin profesional. Dhe ne kemi përgjegjësinë t’ua krijojmë.” u shpreh , Kryetare e Komitetit të Edukimit dhe Zhvillimit të
.
Tryeza u shoqërua edhe me prezantime projektesh nga vetë nxënësit, të cilat shfaqën pasion, guxim dhe kreativitet. Këto iniciativa pasqyruan qartë potencialin që mbartin të rinjtë shqiptarë kur u jepet hapësira për të menduar ndryshe.
Kjo është pikërisht arsyeja pse ACTI mbështet fort bashkëpunime të tilla. Siç thekson shpesh edhe Kryetari i Këshilit të ACTI, Ermal Beqiri, “Vetëm përmes bashkëpunimit konkret me institucionet arsimore mund të krijojmë një të ardhme të qëndrueshme për ekosistemin tonë digjital.”
Ngjarje si kjo tregojnë rëndësinë e investimit afatgjatë në edukim të orientuar drejt së ardhmes, ku ide të reja nxisin zhvillim dhe ku shkollat nuk janë thjesht vend mësimi, por pikënisje ndryshimi.