Background waves

ACTI: Workshop mbi sigurinë kibernetike, edukimin dhe ndërgjegjësimin digjital

Komiteti i Edukimit dhe Zhvillimit i Albanian Council for Technology and Innovation (ACTI), në bashkëpunim me Canadian Institute of Technology dhe me mbështetjen e House of Europe, zhvilloi një workshop të dedikuar temave të sigurisë kibernetike, edukimit dhe ndërgjegjësimit digjital.

Ky aktivitet shërbeu si një hapësirë e hapur dialogu, ku studentë, pedagogë, përfaqësues të sektorit privat, institucioneve publike dhe shoqërisë civile u angazhuan në diskutime të dobishme mbi çështje me rëndësi për të ardhmen digjitale të vendit.

Temat e diskutimit përfshin:

  • Perspektivën ENISA 2030 për sigurinë kibernetike
  • Rritjen e kërcënimeve digjitale
  • Fenomenin e cyberbullying
  • Inteligjencën artificiale dhe ndikimin e saj në shoqëri

 

Kryetari i Këshilit të ACTI, Ermal Beqiri, theksoi se “Vetëm përmes bashkëpunimit të hapur me studentët, akademinë, institucionet dhe sektorin privat mund të ndërtojmë një kulturë të qëndrueshme digjitale.”

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në këtë dialog. ACTI mbetet e angazhuar për të nxitur edukimin e vazhdueshëm dhe rritjen e ndërgjegjësimit, duke punuar së bashku me të gjithë aktorët për të ndërtuar një të ardhme digjitale më të sigurt për Shqipërinë.

Lajme & Evente