Episodi i Parë i actiONDIALOG: A është e sigurt e ardhmja digjitale?

Më 6 Nëntor 2025, në orën 18:00, ACTI solli episodin e parë të podcastit “actiONDIALOG”, një platformë e hapur dialogu ku politika publike, industria, akademia dhe shoqëria civile takohen për të kthyer idetë në veprim dhe për të projektuar të ardhmen digjitale të Shqipërisë.
actiONDIALOG është konceptuar si një hapësirë për ide që kthehen në veprim, aty ku debati profesional shndërrohet në nisma konkrete që ndikojnë në zhvillimin teknologjik të Shqipërisë. Në çdo episod, zëra nga fusha të ndryshme do të sjellin perspektiva të reja mbi temat që formësojnë transformimin digjital.
Episodi i parë mban temën:
“AI po ndryshon lojën. A e kemi të sigurt të ardhmen digjitale?”
Në një kohë kur inteligjenca artificiale po riformaton mënyrën si qeveriset, si operojnë bizneset dhe si ndërvepron shoqëria, diskutimi për sigurinë, sovranitetin e të dhënave dhe përgjegjësinë etike bëhet thelbësor. Ky episod shkon përtej entuziazmit të teknologjisë, duke hapur një debat të thellë mbi vendimet që duhen marrë sot për të ndërtuar një të ardhme të sigurt, të drejtë dhe konkurruese.
Të ftuar në studio:
- Igli Tafa – Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike
- Gjergji Mulla – Anëtar i Bordit Drejtues ACTI, Sipërmarrës TIK dhe Lektor
- Tomi Kallanxhi – Sipërmarrës TIK
- Kushtrim Shala – Moderator
Ndiqni transmetimin live në kanalin zyrtar të ACTI në YouTube.















