Background waves

ACTI nënshkruan marrëveshjen me Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Në një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimeve institucionale, sot u nënshkrua marrëveshja e parë e bashkëpunimit midis Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) dhe Këshillit Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI).

Marrëveshja u nënshkrua nga  dhe nga Anëtari i Bordit Drejtues të ACTI, z. Gentian Likaj, në përfaqësim të këshillit.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të forcojë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve për të ndërtuar një mjedis digjital më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më inovativ. Pikat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë:

  • Ndarjen e praktikave më të mira në fushën e sigurisë kibernetike
  • Zhvillimin e programeve të trajnimit për të rinjtë
  • Hartimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta që synojnë fuqizimin profesional në teknologji

Në vijimësi të misionit të ACTI-t për të ndërtuar ura reale bashkëpunimi ndërmjet sektorit publik dhe komunitetit të inovacionit, kjo marrëveshje përfaqëson një hap konkret me ndikim të drejtpërdrejtë.

Kryetari i Këshilit të ACTI, Ermal Beqiri, thekson shpesh se “Rritja e qëndrueshme digjitale në Shqipëri kërkon bashkëpunim të hapur dhe aktiv midis institucioneve dhe sektorit të inovacionit.”

ACTI do të vijojë të ndërtojë partneritete me institucione të tjera, në funksion të një ekosistemi më të fortë teknologjik dhe të një të ardhmeje ku siguria, inovacioni dhe edukimi ecin paralelisht.

 

 

Lajme & Evente