Background waves

Komitetet e ACTI – Zemra që pompon energjinë e inovacionit digjital në Shqipëri

Në një botë ku teknologjia dhe inovacioni po ndryshojnë me ritme të shpejta, Shqipëria ka nevojë për struktura që nuk ndalen vetëm te vizioni, por e shndërrojnë atë në veprim. Për ACTI-n, këtë rol e mbajnë 5 komitetet e specializuara, të cilat janë shndërruar në motorin e inovacionit digjital në Shqipëri.

Që nga faza e parë, pas një procesi të kujdesshëm përzgjedhjeje, 23 profesionistë të shquar iu bashkuan këtyre komiteteve për të udhëhequr rrugëtimin e ACTI drejt një të ardhmeje më konkurruese dhe të qëndrueshme. Këto komitete përfaqësojnë shtyllat kryesore të zhvillimit:

Komiteti i Sigurisë Kibernetike: duke mbrojtur infrastrukturën kritike dhe duke ndërtuar një kulturë të fortë sigurie kibernetike në Shqipëri, një fushë tashmë strategjike për zhvillimin digjital të vendit.

Komiteti për Startup-e, Teknologji dhe Inovacion: duke fuqizuar ekosistemin e startup-eve shqiptare dhe duke krijuar ura të reja bashkëpunimi për startup Albania.

: duke ndërlidhur realitetin shqiptar me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe duke ndikuar në politikat publike.

Komiteti i Edukimit dhe Zhvillimit: duke përgatitur gjeneratën e re për tregun e punës dhe për ekonominë digjitale të së ardhmes.

Komiteti i Diasporës: duke mobilizuar profesionistët shqiptarë në mbarë botën dhe duke forcuar lidhjen e diaspora tech Albania me ekosistemin vendas.

Këto komitete nuk janë thjesht struktura formale. Ato janë hapësira të gjalla, ku idetë kthehen në projekte konkrete, raporte studimore dhe iniciativa që ndikojnë realisht në transformimin digjital të Shqipërisë.

Siç thekson edhe Ermal Beqiri, Kryetari i Këshilit të ACTI: “Komitetet janë zemra që pompon energjinë e ACTI-t. Aty ku vizioni shndërrohet në veprim, ku bashkëpunimi bëhet realitet dhe ku krijojmë bazat për një industri që nuk pret, por vepron.”

Ky është vetëm fillimi i një udhëtimi transformues. ACTI mbetet i hapur për profesionistë, kompani dhe individë që duan të kontribuojnë, të ndajnë njohuri dhe të bëhen pjesë e një force të përbashkët që po shtyn përpara teknologjinë dhe inovacionin në Shqipëri dhe rajon.

Lajme & Evente