Background waves

Komitetet e ACTI realizojnë me sukses Bootcamp-in e parë “Design Thinking”

Gjatë fundjavës që lamë pas, pesë komitetet e Albanian Council for Technology and Innovation (ACTI) zhvilluan një Bootcamp dyditor, të organizuar me fokus metodologjinë e “Design Thinking”.

Ky aktivitet intensiv u zhvillua me qëllim për të ndihmuar anëtarët e komiteteve të identifikojnë sfidat kryesore në fushat ku ata veprojnë dhe të krijojnë ide konkrete që do të shndërrohen në projekte reale gjatë vitit 2025.

Përmes punës në grupe, pjesëmarrësit bashkëpunuan ngushtësisht për të analizuar nevojat ekzistuese dhe për të ndërtuar zgjidhje inovative që përputhen me objektivat strategjike të ACTI-t. Projektet e zhvilluara u prezantuan përpara kolegëve dhe Bordit Drejtues të ACTI, i cili ofroi komente dhe udhëzime për hapat e mëtejshëm.

Kryetari i Këshilit të ACTI, Ermal Beqiri, theksoi: “Kur njerëz me ide dhe përkushtim bashkohen për të ndërtuar diçka me ndikim, rezultatet janë të paevitueshme. Komitetet janë zemra e punës sonë, dhe kjo qasje bashkëpunuese është ajo që i jep jetë vizionit të ACT NOW 2025.”

Ky ishte një ushtrim i vlefshëm bashkëpunimi, krijimtarie dhe përqendrimi në zgjidhje me ndikim të vërtetë, një hap domethënës drejt programit strategjik ACT NOW 2025.

Për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme. Më shumë informacion mund të gjeni këtu në faqen zyrtare: https://now.acti.al/

Lajme & Evente