Background waves

ACTI pjesë e marrëveshjes historike Shqipëri – Francë për Inovacionin

Mbrëmjen e djeshme u nënshkrua marrëveshja historike “Plani i veprimit për Inovacionin Shqipëri – Francë”, në një ceremoni të veçantë të mbajtur në prani të Presidentit Emmanuel Macron dhe Kryeministrit Edi Rama.

Për herë të parë, një marrëveshje në këtë nivel në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit nënshkruhet në Shqipëri. Kjo ngjarje hap një kapitull të ri për zhvillimin digjital dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në teknologji.

ACTI pati nderin të përfaqësohej në këtë ceremoni si një nga zërat më aktivë të ekosistemit inovativ shqiptar. Kryetari i Këshilit të ACTI, Ermal Beqiri, u shpreh:

“Kjo marrëveshje është një hap konkret drejt rritjes së kapaciteteve teknologjike të Shqipërisë dhe krijimit të mundësive të reja për profesionistët tanë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të lidhur talentin vendas me rrjete ndërkombëtare dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi që sjellin ndikim real.”

ACTI do të vijojë të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të teknologjisë në Shqipëri duke fuqizuar profesionistët dhe inovatorët që udhëheqin ndryshimin.

Lajme & Evente