Background waves

Nga ide në veprim: si u kthyen sfidat në projekte konkrete që në muajin e parë

Që në muajin e parë pas themelimit, Albanian Council for Technology and Innovation (ACTI) tregoi se nuk është thjesht një shoqatë, por një forcë që sjell ndryshim real në ekosistemin e teknologjisë në Shqipëri. Brenda pak javësh, mbi 250 profesionistë individualë dhe më shumë se 40 kompani anëtare iu bashkuan vizionit, duke ndërtuar një komunitet që po rritet çdo ditë.

Një nga momentet më domethënëse ishte projekti i parë i besuar ACTI-t nga një kompani e vogël, e cila nuk kishte mundësinë të zhvillonte vetë një zgjidhje software në mënyrë të shpejtë dhe profesionale. Me një vlerë prej 30,000 euro, ky projekt u bë gur themeli për atë që përfaqëson ACTI: krijimin e urave mes nevojave reale të tregut dhe ekspertizës më të mirë që ofron komuniteti ynë.

Ky model funksionon si një thirrje e hapur për profesionistët që duan të angazhohen në projekte të pavarura, për inxhinierët që kërkojnë të japin kontribut konkret, si dhe për startup-et dhe kompanitë e vogla që kanë nevojë për partnerë të besueshëm për të kaluar në një nivel tjetër zhvillimi.

Sot, ACTI ka kaluar përtej asaj faze fillestare dhe është shndërruar në një komunitet të fuqishëm me 62 kompani anëtare dhe 251 profesionistë aktivë. Kjo rritje tregon qartë se forca e inovacionit qëndron tek bashkëpunimi dhe vizioni i përbashkët.

Siç shprehet Ermal Beqiri, Kryetari i Këshilit të ACTI: “ACTI nuk është thjesht një shoqatë. Është një mentalitet që na mëson se zhvillimi digjital nuk arrihet i vetëm. Ai ndërtohet kur njerëzit, kompanitë dhe institucionet bashkojnë energjitë e tyre drejt një qëllimi të përbashkët.”

Lajme & Evente