Background waves

Programi “Përtej Kufijve” | Gjashtë hapa për të ndërtuar një kulturë ndërkombëtare të suksesshme

Në një treg global që ndryshon me shpejtësi, aftësia për të ndërtuar ura përtej kufijve është më e rëndësishme se kurrë. Programi “Përtej Kufijve”, i zhvilluar nga GIZ dhe Reinvantage, vjen si një mundësi unike për drejtuesit e kompanive shqiptare në sektorët IT dhe BPO, duke i pajisur ata me njohuritë, mjetet dhe mentalitetin e nevojshëm për të operuar me sukses në skenën ndërkombëtare.

Ne në ACTI, jemi krenarë që jemi partnerë në këtë program, duke mbështetur nisma që fuqizojnë ndërmarrjet shqiptare dhe i ndihmojnë ato të mendojnë dhe të veprojnë globalisht.

Ky program përbëhet nga gjashtë module interaktive, që udhëheqin pjesëmarrësit në një udhëtim transformues: nga ndërtimi i kulturës së brendshme me mendësi globale, deri te pozicionimi i markës, komunikimi ndërkulturor dhe strategjitë e shitjeve ndërkombëtare.

Përmes këtij program pjesëmarrësit do të mësojnë:

  • Si të ndërtojnë një markë me ndikim ndërkombëtar,
  • Si të komunikojnë me besim dhe qartësi me klientët globalë,
  • Si të navigojnë sistemet ligjore dhe financiare që sigurojnë një aktivitet ndërkombëtar të qëndrueshëm dhe të sigurt.

Ekspertë nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndajnë përvojat e tyre, ndërsa pjesëmarrësit do të kenë mundësi të krijojnë lidhje profesionale me drejtues të tjerë të industrisë dhe të forcojnë historinë ndërkombëtare të biznesit të tyre.

Në përfundim të programit, drejtuesit e kompanive do të jenë të përgatitur të prezantohen dhe bashkëpunojnë me vetëbesim në tregun global, duke zotëruar artin e shitjeve dhe komunikimit ndërkombëtar.

Programi do të zhvillohet online (me ritmin tuaj) dhe në Tiranë, më 25–26 Nëntor 2025.

Regjistrimet janë të hapura: https://lnkd.in/d_gqf_dv

Ky është një hap tjetër drejt fuqizimit të bizneseve shqiptare për të kaluar kufijtë e tregut lokal dhe për të ndërtuar një identitet të qëndrueshëm në ekonominë globale të teknologjisë.

Lajme & Evente