Background waves

ACTI nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me EIT Community Hub Albania

Në një hap të rëndësishëm drejt forcimit të ekosistemit të inovacionit dhe teknologjisë në Shqipëri, ACTI ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me EIT Community Hub Albania, në prani të katër partnerëve të tjerë të rëndësishëm të ekosistemit.

Kjo nismë zhvillohet në kuadër të mbështetjes së projektit EU4Innovation, të zbatuar nga GIZ Albania, dhe synon të krijojë një platformë të fortë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, biznesit dhe komunitetit të inovacionit.

Përmes këtij bashkëpunimi, palët angazhohen të:

  • Zgjerojnë mundësitë e aksesit në programet e EIT që përfshijnë sipërmarrje, aftësi dhe trajnime profesionale,
  • Forcojnë lidhjen midis universiteteve dhe bizneseve, duke ndërtuar ura bashkëpunimi për kërkim, zhvillim dhe transferim të njohurive,
  • Bashkë-zhvillojnë iniciativa të përbashkëta të financuara nga Bashkimi Europian, me qëllim rritjen e konkurrencës dhe inovacionit në vend.

Ky partneritet është një hap konkret drejt ndërkombëtarizimit të ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe përfshirjes aktive të Shqipërisë në rrjetin më të gjerë europian të teknologjisë dhe kërkimit.

Kryetari i Këshillit të ACTI, Ermal Beqiri, theksoi rëndësinë strategjike të këtij bashkëpunimi:

“Ky memorandum është një hap drejt integrimit të Shqipërisë në rrjetin europian të inovacionit. Ne po i japim bizneseve shqiptare mundësinë të lidhen, të mësojnë dhe të zhvillohen përtej kufijve.”

Ky zhvillim përforcon rolin e ACTI-t si një urë lidhëse midis institucioneve vendase, bizneseve dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke kontribuar në ndërtimin e një ekosistemi inovativ të qëndrueshëm, të hapur dhe konkurrues në nivel rajonal dhe europian.

 

Lajme & Evente