Shqipëria në qendër të inovacionit rajonal dhe global

Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë terren si një qendër inovacioni në rajon, duke u shndërruar në një pikë takimi për profesionistë, kompani dhe institucione që ndajnë të njëjtin vizion: të ndërtojnë një të ardhme digjitale më konkurruese dhe të qëndrueshme.
Ky vizion u vu në pah edhe përmes ACT NOW 2025, eventi që solli në Tiranë mbi 350 profesionistë nga IT,
duke e shënuar si një moment historik për ekosistemin e teknologjisë dhe inovacionit në vend.
“ACT NOW 2025 ishte një pikë kthese për industrinë tonë. Ishte dëshmia se Shqipëria mund të dalë përtej rolit të konsumatorit të teknologjisë dhe të shndërrohet në një kontribuese aktive në tregun global,” u shpreh Ermal Beqiri, Kryetari i Këshilit të ACTI.
ACTI ka treguar se është shumë më tepër sesa një shoqatë. Është një platformë e bashkuar ku kompanitë dhe profesionistët punojnë krah për krah, duke ndarë njohuri, përvojë dhe ide që çojnë përpara zhvillimin digjital të Shqipërisë. Përmes komiteteve dhe projekteve të saj, ACTI po krijon ura bashkëpunimi mes biznesit, akademisë dhe institucioneve, duke e kthyer vizionin në hapa konkretë.
Roli i ACTI është të tregojë se sfidat e tregut digjital shqiptar mund të shndërrohen në mundësi reale për rritje dhe zhvillim. Duke u mbështetur mbi bashkëpunim, përkushtim dhe vizion të përbashkët, ACTI po forcon pozicionin e Shqipërisë si një vend që jo vetëm ndjek trendet globale, por kontribuon në to.
Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për industrinë e teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri, një rrugëtim ku ACTI do të mbetet në qendër të transformimeve që po ndodhin në nivel rajonal dhe global.