Nga Tirana në Sardinia | Si ACTI ndërton kulturën e bashkëpunimit

Në rrugëtimin e saj për të ndërtuar një ekosistem të fortë teknologjie dhe inovacioni në Shqipëri, Albanian Council for Technology and Innovation (ACTI) e di se bashkëpunimi nuk ndërtohet vetëm nëpërmjet projekteve dhe sallave të mbledhjeve. Ai lind edhe në hapësira ku profesionistët gjejnë kohë për reflektim, krijim lidhjesh të reja dhe forcim besimi.
Pikërisht këtë solli edhe retreat-i i ACTI në Costa Smeralda, Sardinia, një prej destinacioneve më të bukura të Mesdheut. Ky takim u shndërrua në një moment unik për të ngadalësuar ritmin, për të ndarë vizione dhe për të përgatitur themelet e eventit historik ACT NOW 2025 në Tiranë.
Diskutimet e hapura, seancat e reflektimit dhe energjia e ekipit sollën qartësi të re mbi mënyrën se si duhet të përballen sfidat e teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri. Përtej axhendës zyrtare, pjesëmarrësit ndanë ide të guximshme, krijuan sinergji të reja dhe menduan përtej kufijve tradicionalë të industrisë.
Siç e theksoi edhe Ermal Beqiri, Kryetari i Këshilit të ACTI: “Një organizatë forcohet jo vetëm nga projektet që ndërton, por edhe nga momentet kur anëtarët e saj ndalen për të reflektuar dhe për të parë më larg. Retreat-e si ky janë oksigjeni që na ndihmon të kombinojmë vizionin strategjik me forcën e bashkëpunimit.”
Ky udhëtim nuk ishte thjesht një pushim nga rutina, por një investim në kulturën e lidershipit, team building dhe networking, duke forcuar komunitetin që ACTI po ndërton çdo ditë.