ACTI në turin ballkanik: frymëzim dhe bashkëpunim përtej kufijve

Në kuadër të ACTI Balkan Tour, përfaqësuesit e Këshillit Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI) vijuan vizitën e tyre rajonale në Dubrovnik, ku zhvilluan takime me partnerë dhe homologë nga fushat e teknologjisë dhe inovacionit.
Ky tur ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndarjen e ideve që nxisin zhvillimin e ekosistemit të inovacionit në rajon. Në thelb të kësaj nisme qëndron një frymë e përbashkët: nuk ka modele për t’u kopjuar, por ide për t’u ndarë dhe për t’u frymëzuar.
Gjatë takimeve u diskutuan mënyrat konkrete për të bashkuar përpjekjet në fushat e teknologjisë, inovacionit dhe edukimit digjital, duke e parë Ballkanin si një hapësirë me potencial të madh për bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Ermal Beqiri, Kryetar i Këshillit të ACTI, thekson shpesh se:
“Frymëzimi nuk ka kufij. Në çdo vend që vizitojmë, gjejmë energji dhe ide që na kujtojnë se zhvillimi i vërtetë ndodh kur bashkëpunojmë. Rajoni ynë ka potencialin të kthehet në një qendër të rëndësishme inovacioni në Europën Juglindore.”
Turi ballkanik i ACTI po konsolidohet si një platformë për ndërtimin e partneriteteve të reja rajonale dhe për forcimin e rolit të Shqipërisë në rrjetin e inovacionit në Ballkan.