Background waves

ACTI dhe AKSIK: Partneritet për një Shqipëri të sigurt dhe inovative në epokën digjitale

Në një hap të rëndësishëm për të ardhmen digjitale të vendit, Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI) dhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK) kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi. Marrëveshja u firmos nga Z. Altin Jani, përfaqësues i AKSIK, dhe Z. Ermal Beqiri, kryetar i bordit tëACTI -t, duke shënuar një moment të ri partneriteti mes institucioneve publike dhe sektorit të inovacionit e teknologjisë në Shqipëri.

Ky memorandum fokusohet në ndërtimin e një mjedisi digjital të sigurt, inovativ dhe të qëndrueshëm, duke bashkuar ekspertizën institucionale me energjinë dhe vizionin e komunitetit të teknologjisë. Përmes këtij bashkëpunimi do të:

  • Rritet ndërgjegjësimi publik mbi rëndësinë e sigurisë së informacionit dhe mbrojtjes kibernetike, si një garanci për qytetarët dhe bizneset.
  • Zhvillohen programe trajnimi dhe certifikimi profesional që fuqizojnë të rinjtë dhe profesionistët shqiptarë me standarde ndërkombëtare.
  • Krijohen hapësira bashkëpunimi ku inovacioni bëhet motor i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

Në ceremoninë e nënshkrimit, Ermal Beqiri u thekoi se: Ky bashkëpunim është një hap konkret për të forcuar sigurinë kibernetike në Shqipëri. Sa më shumë të investojmë në këtë fushë, aq më të mbrojtur do të jemi dhe aq më shumë besim do të fitojmë si vend duke hapur një horizont të ri për zhvillimin digjital.”

Me këtë hap, vendoset një gur tjetër themeli në vizionin për një Shqipëri ku siguria kibernetike dhe krijimtaria teknologjike ecin krah për krah duke ndërtuar jo vetëm një treg më të fortë kombëtar, por edhe një profil të besueshëm në arenën digjitale ndërkombëtare.

Lajme & Evente