Background waves

ACTI dhe DPPI bashkojnë forcat për mbrojtjen e inovacionit dhe pronësisë industriale në Shqipëri

Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI), ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI). Ky partneritet shënon një hap strategjik për fuqizimin e ekosistemit të inovacionit dhe teknologjisë në Shqipëri, duke vënë theksin te mbrojtja e pronësisë industriale dhe rritja e vlerës së inovacionit vendas.

Përmes kësaj marrëveshjeje ne do të:

  • Ofrojmë konsulencë teknike dhe ligjore për kompanitë anëtare.
  • Organizojmë trajnime mbi mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe komercializimin e inovacionit.
  • Zhvillojmë aktivitete të përbashkëta, si workshope dhe tryeza mbi patentat, markat dhe zgjidhjet teknologjike.
  • Bashkë-aplikojmë në projekte europiane, përmes programeve si Digital Europe, Horizon Europe dhe COSME.

Mbrojtja e pronësisë intelektuale mbetet një shtyllë thelbësore për rritjen e startupeve dhe bizneseve teknologjike, si dhe një faktor kyç për tërheqjen e investimeve të qëndrueshme. Duke folur në këtë rast, Ermal Beqiri u shpreh: “Ne shpesh flasim për potencialin e madh që ka Shqipëria, por ky është një shembull konkret se si ky potencial kthehet në mundësi të prekshme për bizneset dhe sipërmarrësit.”

Ky bashkëpunim vendos themele të reja për një treg më të sigurt, më inovativ dhe më konkurrues, duke e afruar Shqipërinë me standardet europiane dhe globale.

Lajme & Evente